Sign up

Maqedonia e Veriut, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë është anëtare që nga viti 2002.

Akademia Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve, e themeluar në vitin 1967 nga Kuvendi i Shtetit, është institucion i pavarur shkencor dhe artistik i rangut më të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i tij është të promovojë avancimin e të gjitha degëve të shkencave dhe arteve dhe të nxisë prezantimin e arritjeve më të fundit shkencore në Maqedoni. Akademia inkurajon, koordinon, organizon dhe zhvillon veprimtari (projekte) kërkimore e artistike, veçanërisht kur ato janë me interes të veçantë për vendin.

Akademia përbëhet nga 5 departamente (Shkenca Gjuhësore dhe Letrare; Shkenca Sociale; Arte; Shkenca Matematike dhe Teknike; dhe Shkenca Biologjike dhe Mjekësore) dhe 5 njësi të brendshme kërkimore (Qendra Kërkimore për Energjinë, Informatikën dhe Materialet; Qendra Kërkimore për Inxhinierinë Gjenetike dhe Bioteknologji; Qendra për Kërkime Strategjike, Qendra Leksikografike dhe Qendra për Gjuhësi Areale).
Anëtarësia e saj aktuale përfshin 43 anëtarë të plotë, 28 anëtarë të huaj dhe 1 anëtar nderi. Zgjedhja e anëtarëve të rinj bëhet çdo të tretën vit. Anëtarësia dhe të drejtat janë të përjetshme.

Aktivitetet e Akademisë administrohen nga Bordi Ekzekutiv dhe nga Kryesia. Organi më i lartë i qeverisjes është Kuvendi, i përbërë nga të gjithë anëtarët e rregullt të Akademisë.

Akademia boton seri shkencore, monogafë, punime simpoziumesh dhe raporte të veprimtarive (projekteve) të saj kërkimore e artistike.



Foto nga wikipedia